Shpërthen Covid-19 në burgun e Drenovës, 8 të dënuar nisen me urgjencë drejt Tiranës

8 të bùrgosur rezultojnë pozitivë me Covid-19 në burgun e Drenovës. Burime bëjnë me dije se ata janë nisur mbrëmë në mesnatë drejt spitalit të bùrgut në kryeqytet.

Të 8 të burgosurit i përkasin një sektori. Janë bërë dhjetëra tamponë dhe 8 prej tyre kanë rezultuar tashmë pozitivë.

Nuk dihet ende se si ka hyrë virusi në bùrgun e Drenovës, dhe as nëse mes personave të prekur janë dhe anëtarë të stafit të sigurisë.

Në të gjithë vendin janë prekur që prej fillimit të pandemisë 10255 persona, nga të cilët 153 vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 316.