Shkolla apo kampe përqëndrimi?

PhD. Ilir PECNIKAJ

Pergatitja për ditën e parë të shkollës është një eufori që na përfshin të gjithëve, me dëshirën e madhe që qellimi i saj të realizohet dhe fëmijët tanë të marrin dijen dhe kulturë në ato vatra ku sot po shkojnë.

Çdo njeri nga ne mund të sjellë plot kujtime nga dita(tët) e parë e shkollës…
Por….

Çfarë po i pret sot fëmijët tanë?

Një ditë e parë, ku vetë ithtaret, ata që duhet të presin me një buzëqeshje femijet tanë, janë të lodhur, të merzitur dhe pse jo thuajse të pa shpresë se çfarë mund të ndodhë sot me ta, pa menduar për të nesërmen. Janë lodhur duke pergatitur klasat, ata me “fatlumet” që e kanë nje të tillë, për t’ju pergjigjur kerkesave të parealizueshme të Beses së pa besë e të Ogertes së pa ftyrë. Sepse ata nuk mundën kurrsesi t’ju pergjigjen kerkesave dhe formularve te dala nga salltanetet sulltanore të ministrive dhe ministrave tanë, që dinë vetëm me mënyra tinzare dhe kërcënuese të kërkojnë, por asnjëherë të ofrojnë zgjidhje ose fonde për zgjidhje të problemeve…

Sot një pjesë shumë e madhe e mesuesve, as klasa e as shkollë nuk kanë, por me trajsen e mundimshme të halleve dhe kërcenimeve të sulltanatit janë të detyruar të shkojnë atje ku i detyron sulltani, në një shkollë tjetër, anipse mund të jetë me 4, 6 apo 8 turne (këta edhe konceptin e turnit po na e prishin. Sot ai ka kaluar ne 2-3 orësh).

A mund të ketë një buzëqeshje qoftë edhe të shtirur një mesues/e, për fëmijët tanë, pa pyetur fare se sa dëshirë ka për të ushtruar detyrën e tij si mesues, në kushte të tilla?! Sot nën zhurmën e makinave e në mes të një trafiku të çmendur, për ata më “fatlumët” që mund të shkojnë me makinë, e ata që si qepët e thara për dimer stivosen nëpër Autobusët e linjave, që Lal Rilindja ka pergaditur për ta, për të kapur orën e ditës së parë, me ankthin se nesër nuk do ketë nje te tillë, sepse të vetëdijshëm se në kushte të tilla COVID-19 do bej kërdinë. Por edhe për këtë djallëzia e qeverisë tonë ka menduar, ka leshuar formularët famezi, ku faji gjithsesi, për cfardo që të ndodh është i mësuesit dhe i prindit. “Ponsi Pilat” i ka larë duart. Në këtë rast nuk ka pyeturve për të zgjedhur mes Baraba o Jezusit, por kanë vetëm një zgjedhje “shkoni dhe provojeni”, nëse humbni faji është i juaji.

Përsëri me vjen në mend i vetmi refren “A nuk i vrasin edhe kuajt keshtu”….

Në mbyllje dua t’ju uroj ju mësues dhe ju o nxënës paçi fat për shendetin tuaj, sepse dijeja që do të merrni e mesuesit do të japin, keshtu si ka nisur, nuk ka asnjë vlerë veçse mbijetesë!!!

Thirrja ime do të ishte: RREBELOHUNI DHE RREFUZOJENI QË NESËR RIKTHIMIN NË VATRAT E VDEKJES, NË KËTO LAGERA PËRQENDRIMI QË SULLTANI JU KA GATUAR, ANIPSE DERI DJE ISHTE VATRA E DIJES.

P. S: Në këtë lager sot kam derguar 3 nga familja ime, ku më i vogli shkoj në klasen e parë😢
Zoti past mëshirë për ju🙏🙏🙏