Shkodra pret me padurim të shporrë Edi Ramën! Rilindja nuk merr asnjë votë as nga socialistët e ndershëm

Nga Izmira ULQINAKU

Qytetarët shkodranë po presin me padurim ditën e zgjedhjeve, për të shporrur Edi Ramën dhe përfaqësuesit e bandave të fshehur nën petkun e deputetit!

Rilindja nuk merr asnjë votë nga socialistët e ndershëm të Shkodrës, sepse në fushatat e fundit janë mbështetur plotësisht te kriminelët e duke blerë vota me paratë e drogës.

Përfaqësues i Edi Ramës në Qarkun Shkodër është Ilir Beqja, i cili dje bashkë me deputetët e zonës, ka dhënë deklarata justifikuese për persekutimin që i është bërë qytetarëve, duke i lënë pa shërbime, pa investime dhe pa vemendje nga shteti.

Duhet të jesh i pafytyrë që të kërkosh argument për të mbrojtur Edi Ramën, i cili është sjell me banorët e vendit, si pushtuesi më i poshtër!

Dje, Ilir Beqja erdhi e takoi në periferi të Shkodrës njerëz me të shkuar të errët, me rekorde kriminale të cilët janë njëkohësisht edhe mbështetësit e Rilindjes në 2017. E njejta strategji si në zgjedhjet e fundit, të merren vota me presion e me kërcënime.

Shkodranët nuk presin asgjë të mirë nga hajdutët Rama e Beqja! Shkodranët tashmë nuk presin asgjë edhe nga Deputetët e Qarkut tonë në pushtet, të cilët nuk sollën asnjë investim as në Shkodër, as në Malësi të Madhe, as në Vau Dejës, as në Pukë e as në Fushë Arrëz. Ato mbushën xhepat, si servilë të Edi Ramës dhe si ushtarë të bindur të bandave kriminale në Shkodër.

Partia Demokratike ka qenë përherë në krah të qytetarëve të ndershëm. Tashmë zgjedhësit e 25 Prillit 2021, e dijnë mirë, kush duhet votuar, në mënyrë që vendi të ecë përpara, për më shumë punë, zhvillim, progres, mirëqenie, rend e siguri.