Shembja e banesave nga tërmeti/ Banorët e Durrësit paditin në SPAK Dakon dhe…

Banorët e Durrësit pasi kanë pritur dhe duruar për 9 muaj që t’u jepet zgjidhje dhe e drejta për çështjen e banesave të shembura nga tërmeti vitin e kaluar, kanë vendosur që të ndjekin rrugën e drejtësisë.

Kështu ditën e sotme 15 banorë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, kanë çuar në SPAK denoncimin ku akuzojnë disa ish-drejtues të bashkisë, mes tyre edhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dako si dhe disa struktura që kanë lëshuar lejen e ndërtimit të këtij pallati.

Avokati i banorëve, Baftjar Rusi pasi dorëzoi kallëzimin nën SPAK, shpjegoi se aty janë denoncuar disa ish-funksionarë të Bashkisë Durrës dhe struktura të subjekteve private që përmes korrupsionit kanë lejuar që në një pallat, të cilit iu dha leja vetëm për 10 kate, janë ndërtuar 14 kate e më pas i janë shtuar edhe garazhe.

Sipas avokatit, kallëzimi përfshin 10 akuza mes tyre shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, tortura, grup i strukturuar kriminal dhe në të akuzohen si të përfshirë dhe ish-punonjës dhe funksionarë të Bashkisë Durrës.