Shehi: Pas Gjukanoviçit e ka radhën Rama

Ish-deputeti Dashamir Shehu u shpreh në një intervistë se ikja e Gjukanoviç është një mesazh për Ramën se duhet të lëshojë karrigen. Shehaj tha se edhe dalja e Ramës në mbrojtje të tij, ishte një mesazh për BE-në, për ta mbajtur në pushtet Ramën edhe 4 vjet të tjera.

“Nuk është Rama i vetmi ky që do mandat të tretë edhe ai në Maqedoni Gruevski, edhe ky që ishte në Mal të Zi Gjukanovic, që e kishte idhull. Doli në fjalim Rama dhe e quajti vëllai im që shpëtove Ballkanin. Mesazhi ishte për Europën që i thoshte kur mbani njërin që ka 30 vjet dhe është super i korruptuar pse të mos më mbani dhe mua.

I korruptuar jam dhe unë po pse nuk më mbani. E tha edhe në serbisht për t’i bërë qejfin njërit që s’ka lidhje me Shqipërinë. Ka mbaruar koha e Republikës së Bananeve. Ky lloj modeli duhet rrëzuar në Ballkan, modeli i autokracisë duhet rrëzuar, jo të çimentojmë të keqen brenda nesh”, u shpreh Shehi.