Rrëshqasin gurët dhe bien brenda në restorant, dyshohet për të plagosur

Rrëshqitje gurësh kanë ndodhur këtë të Mërkurë rreth mesditës, në Kaninë të Vlorës. Gurët kanë rënë brenda një restoranti.

Policia është njoftuar lidhur me ngjarjes dhe po shkon drejt vendngjarjes.

Dyshohet se një person ka mbetur i lënduar.

Një njoftim pritet nga policia lidhur me ngjarjen.