Rikthehet ruleta “Rama” e pastrimit të parave, rriten sipërfaqet për kazinotë

Ruleta “Rama” e pastrimit tëparave me lojrat e fatit është rikthyer dy vjet pas vendimit për mbylljen e tyre. Vendimi ëhstë firmosur nga Erioin Braçe sepse si gjithmonë që Rama merr vendime të tilla kriminale firmos me dorën e të tjerëve, këtë ka bërë edhe kësaj here.

Dy vjet pas mbylljes së kazinove dhe lojërave të fatit, qeveria ka vendosur ta rihapë këtë aktivitet në disa zona të Tiranës. Me dy vendime të miratuara së fundmi e që mbajnë firmën e zv.kryeministrit Erion Braçe dhe të botuara në fletoren zyrtare qeveria bën ndryshime në ligjin për lojërat e fatit, që deri më sot lejonte vetëm aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës, bingot tradicionale dhe Lotarinë Kombëtare.

Vendimi i parë ka të bëjë me koordinatat ku lejohet aktiviteti kazino brenda qytetit dhe që saktësisht përfshin zemrën e tij nga rruga e Barrikadave tek Urani Pano Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”. Vendimi i dytë përcakton kriteret për garën për dhënien e një licence. Sipas ligjit “Për lojërat e fatit” licenca e një kazinoje kushton 1 miliardë lekë për vetëm një sallë lojë dhe kjo shumë duhet të shlyhet në mënyrë të barabartë çdo vit përgjatë gjithë periudhës së licencës 10 vjet. Subjektet duhet që të kenë një kapital 1.2 miliardë lekë ndërkohë që vendimi i qeverisë përcakton sesi do të veprohet me shpalljen e garës.

“Gara për dhënien e licencës për ‘Kazino’ shpallet nga Autoriteti. Njoftimi për hapjen e garës për dhënie licencë për kategorinë e lojës së fatit ‘Kazino’ shpallet nga Autoriteti, i cili ka detyrimin të publikojë njoftimin për konkurrim në lojërat e fatit për kategorinë ‘Kazino’, në faqen e saj zyrtare të internetit, në dy gazeta, që botohen në vendin tonë, në dy numra radhazi, si dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike”, thuhet në vendim.

Subjektet për t’u licencuar në kategorinë kazino duhet që të plotësojnë një listë të gjatë dokumentesh ku ndër të tjera të tregojnë burimin e të ardhurave, të kenë në objekt të aktivitetit të tyre lojërat e fatit, të jenë transparentë në rastin e aksionareve kur janë më shumë se një dhe në rast të transferimit të licencës duhet të njoftojnë autoritetin kontraktor.

Sipas ligjit këto subjekte duhet që të kenë të implementuar sistemin e tyre të monitorimit online që lidhet me sistemin online të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ndërkohë që çdo subjekt kazino duhet të ketë të regjistruar lojtarët dhe të ruajë të dhënat për një periudhë 3-vjeçare.