Revolta/ Tensionohet situata në Ballsh, protestuesit përplasen me policinë (Video)

Tensionohet situata në Ballsh ku naftëtarët po protestojnë për pagat e tyre të pamara. Protesta e parashikuar nga naftëtarët e qytetit të Ballshit përpara uzinës ka agravuar në përplasje të dhunshme fizike mes protestuesve dhe policisë.

Naftëtarët e nisën tubimin e tyre ditën e sotme në orën 10 të paradites përpara ambienteve të uzinës pasi dita e sotme shënon dhe afatin e fundit të vendosur nga ata për rifillimin dhe nënshkrimin e kontratave individuale. Ata ishin në pritje të një grupi juristësh dhe ekonomistësh të clët do të vinin nga Tirana për firmosjen e kontratave dhe rifillimin e punë.

Qindra punëtorë dhe familjet e tyre kanë dalë në protestë pasi kërkojnë rrogat e prapambetura. Me mbërritjen në ambientet e uzinës së administratorëve, situata është përkeqësuar dhe kanë nisur shtyrjet dhe përplasjet fizike mes punonjësve dhe administratorëve.

“Duam lekët, lidhni kontratë me ne, na jepni lekët”, ka thënë njëri prej tyre.

Përfaqësuesja e firmës iu është drejtuar se nuk do të ketë pagesë nëse nuk ka kontratë mes firmës dhe punonjësve.

Situata është rënduar dhe më tej pasi naftëtarët kanë thyer kordonin policor dhe kanë hyrë në oborrin e uzinës. Me megafonë në duar, ata kanë shtyrë policët dhe kërkojnë që firma t’ju japë zgjidhje.

ballsh3