Reagimi i mjekut të njohur: Dhe të sëmurët rëndë me Covid mund të shpëtohen!

Nga Tritan SHEHU

Se pari desheroj te pergezoj mjeket e vecanerisht grupin e reanimatoreve te Spitalit “Shefqet Ndroqi” e drejtuesen e tyre Dr. Cani, per shpetimin e jetes se semurit me komplikacione e kondita tejet te renda A.D, mbas nje lufte e periudhe te gjate intubimi.

Ne fakt ky nuk eshte suksesi i pare i tyre i tille, megjithe kushtet strukturale, teknologjike e mbulimit me personelin e pershtatshem te atij reanimacioni shume larg standarteve europiane; pikerisht ne saje te profesionalizmit e angazhimit njerrezor te atyre kolegeve, tablo qe takohet shpesh edhe ne repartin infektiv te QSUT.

Kjo na con ne disa konkluzione te realizueshme per te shpetuar shume jete njerrezish dhe jo vetem nje ose dy:

—Domosdoshmeria e perdorimit ne kete perballjeve edhe te posteve me te mira te reanimacionit qe kemi ne QSUT, Spitalin e e Durresit, Shkodres, Vlores etj, te cilat tashme duhej te ishin rikonstruktuar per kete gje.

—Instalimi i reth 150 posteve te reja te gateshme reanimacioni ne vend, gje dhe kjo qe duhej te ishte te realizur prej disa muajsh.

—Zgjerimi i shtreterve speciale kunder Covid ne nivel vendi, sepse ato dy ambjente qe jane deri tashme nuk mund ta perballojne nevojat aktuale e as ato qe probabilisht do te perballemi ne muajt e ardhshshem.

—Forcimi i mjekut te familjes per mjekimin ambulator te rimbursuar financiarisht te te semureve dhe dhenien e alarmit per hospitalizim ne kohe.

I semuri AD kishte disa dite me probleme serioze ne shtepine e tij, per te cilat nuk mund ta ndihmonte “sistemi 3D alo, alo”, gje per te cilen ai u shtrua ne spital me vonese, edhe kjo prej impenjimit te kolegeve te Senatoriumit, qe duke “shkelur” disa rregulla absurde te “alo, alo”, kontribuan ne shpetimin e nje jete njerrezore.

Te gjitha keto mund te realizohen me impenjim, vullnet politik e vizion per te bere te mundur qe shifrat tona te vdekshmerise tu afrohen atyre te pranueshme per Europen edhe per rastet me te renda Covid…por jo duke vazhduar vetem me fasada ne 3D.