Ramsi, letargjia ju mbuloftë!

PhD. Ilir PECNIKAJ

Agresiviteti i covid-19 pritet të bëhet shumë imadh në këtë vjeshtë.

Të gjitha vendet po perpiqen ta kalojnë me sa më pak dhimbje dhe dëme në njerëz këtë periudhë.

👍Për një gjë, e gjithë bota është dakord, perjashto qeverin tonë, “SA MË SHUMË TESTIME, IZOLIM TË RASTEVE POZITIVE DHE KURIM I HERSHËM I TYRE”. Ja disa të dhena të dites së dieshme dhe krahasimi me vendin tonë:

➡️🇮🇹 U kryen 98.880 ose tampone….” pra 1,6+/ 100 tampone.
➡️🇫🇷 U kryen 150.000 tampone 9406 pozitive ose 6,3+/100 tampone.
➡️🇬🇧 175.000 teste, 3539 pozitiv, ose 2+/100 tampone.
➡️🇦🇱 875 teste, 161 pozitive ose 18.4 +/100 tampone (ne te vertete ky numer eshte 24 +

/ 100, duke heque sasine e tamponeve që perdoren për te sheruarit).

E parë në një këndvështrim tjetër, ne, në këto 7 muaj, kemi kaluar nga 300 tampo/ditë në gati 900 të tilla, përfshirë këtu edhe privatin të cilët NUK PUNOJË PËR DEPISTIMIN E RASTEVE EPIDEMIOLOGJIKE, POR, SIÇ MIRË E DIMË , PUNOJNË NË BAZË TË KERKESAVE TË PUBLIKUT. Pothuajse gjithmonë mbi 20% e testeve të bëra për depestim, janë pozitiv (shifër kjo nga 18-44% gjatë gjithë kohës).

👉Në shtetet e mesiperme (ITALI, FRANCE, ANGLI), në po të njëjtën periudhë, kanë kaluar nga rreth 5.000 tampone/ditë, në rreth 100.000-175.000 të tilla në ditë. Ose nga rreth 20% pozitiv ne fillim, kanë zbritur sot në rreth 1-6% pozitiv. Sipas tyre, duhet rritur përsëri ky numër, sepse është rritur shumë numri i rasteve jashtë rrethit të depistimit epidemiologjik.

🇮🇹 Ja si e fillonte dje komunikatën për shtyp për coronavirus, Ministria e Shëndetësisë Italiane: “Sot, e Premte, 11 Shtator, kishte 10 vdekje dhe 1616 raste të reja (58.48% të identifikuara përmes aktiviteteve të depistimit dhe 41.52% për diagnozë të dyshuar)…. Dhe me tej deklarojnë se do të dyfishojnë numërin e testimeve brenda muajit shtator, për të kaluar në mbi 200.000 testime/ditë (mos ta krahasojmë me deklaraten e MSHMS, sepse as lidhzat nuk i kane te njëjta.

🇫🇷 Për të bërë një monitorim më të shpejtë, dhe një dyfishim të numerit të depistimeve, do të punësojmë mbi 2000 personel, në sistem, brenda muajit shtator.

🇬🇧 Do shkojmë në 300.000 teste në ditë brenda muajit shtator….
Të gjithë për të njëjtën qëllim, PËR TË RRITUR NUMRIN E TË IDENTIFIKUARVE, SI E

VETMJA RRUGË PËR TË IZOLUAR “ZJARRET” E REJA TE COVID-19, DHE PËR TA MBAJTUR NËN KONTROLL ATË.

E qeverija jonë çfarë po bën….?!
Ka dal në fushat elektorale.
Ramsin ka filluar dhe po kerkuar vota…🙈🙈🙈.

Ramsi vazhdo e flini, sepse nuk mund të mbulosh çdo gënjeshtër dhe krim që ke bërë bashke me klanin tend…

Mos na zgjo Ogerten të paktën. Lere në letargjin e saj… Dhe pse jemi aq keq, mos e zgjo, sepse ajo vetëm dëme di të bëjë.

Unë, për të mirën e të gjithëve, do të doja që të mos zgjoheshit më kurrë, sepse beni më pak dëm në gjumë se sa po të zgjoheni.
Gjumë…

Letargjia ju mbuloftë, klan i mallkuar!