Rama u tall me mësuesit sot, siç bën me çdo qytetar të këtij vendi!

Nga Bardh SPAHIA

I PA DREJT E NE SY MESUESIT DHE NUK U OFROI ASGJE!!!

Të takosh ata që edukojnë breza me nxënës me tipologji nga më të ndryshmet dhe të kesh delirin se mund t’ua hedhësh! Këtë e bën vetëm një nxënës i keq, sic ka qenë dhe mesa duket edhe mbetet Edi Rama!

Kryeministri u tall me mësuesit sot, siç bën me çdo qytetar të këtij vendi! I mblodhi në kryeministri, i pa në sy, dëgjoi se si kanë sakrifikuar prej datës 9 mars, e u tha që do punojnë edhe më shumë me rihapjen e shkollave, por nuk u ofroi as edhe një gjë konkrete!
U mbajti leksion pedagogjie mbi zanatin e tyre, atë për të cilin janë arsimuar dhe e ushtrojnë cdo ditë!

Dhe nuk u tha se cfarë si qeveri do bënte për ta. Si do ua lehtësonte punën me hapjen e shkollave? Si do i stimulojë profesionalisht e financiarisht, një shpërblim serioz për kontributin e tyre për arsimimin në këtë kohë të vështirë pandemie.

Tallja më e pacipë ishte premtimi se “do heqim mësuesin nga kthetrat e politikës”. E tha teksa është në largim, në vitin e 8 në pushtet dhe duke i parë drejt në sy, pa pikë turpi!

I diskretituar tashmë botërisht se si po e zbraz këtë vend, si po abuzon me pasuritë e taksat e qytetarëve përmes PPP-ve e tenderave të errët, Edi Rama ka kurajon edhe të tallet me shqiptarët! U tall me mjekët, të cilëve nuk u ofroi asgjë, e të njëjtën gjë po bën edhe me mësuesit!!!

Çdo ditë e Edi Ramës karrigen e kryeministrit është kosto për çdo qytetar e të ardhmen e këtij vendi!