Rama pranon ftesën e Metës, nesër në Presidencë për…

Kryeministri Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Ilir Meta në lidhje me nisjen e diskutimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Bëhet me dije se nesër në orën 11:00 në presidencë për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve do të shkojë kryetari i PS-së, Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla.

Ndërkohë lideri demokrat Lulzim Basha do të jetë 1 orë pas Ramës në Presidencë, më 12:00, teksa Presidenti nesër pret edhe Luan Rama nga LSI si dhe nga opozita parlamentare, Rudina Hajdarin.

Data e mundshme e zgjedhjeve do të jetë mes 15 prill- 15 majit, por priten propozimet e liderëve politike nesër.