Rama ndan me Gjokën 24 milionë euro, reagon Berisha: Kjo është vjedhje e mirëfilltë!

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një tjetër skandal të kryer nga Rama. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, në kundërshtim flagrant me kontratën e urdhëron t’i “paguhen” Gjokës 24 milionë euro për shembjen e tunelit të Qaf Murrizit ndërkohë që kontrata ngarkon tërësisht kompaninë.

Denoncimi i Berishës është bërë pas marrjes së një mesazhi nga një punonjës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kjo eshte vjedhje e mirefillte!

Edvini ndan me Gjoken 24 milione euro.

Ne kundershtim flagrant me kontraten e urdheron ti “paguhen” Gjokes 24 milione euro per shembjen e tunelit te Qaf Murrizit nderkohe qe kontrata ngarkon teresisht kompanine.

Shtoj ketu se konsulenti i huaj kishte firmosur kunder ndertimit te tunelit ne nivelin ne te cilin Gjoka, pa perfillur kete ekspertize, filloi ndertimin e tij.

Tani pas shembjes se tunelit ai duke ndare para me Edvin Hajdutin kerkon ti marre buxhetit 24 milione euro.

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb

Mirembrema doktorr Berisha. Jam nje punonjese e Avokatures se Shtetit. Ju shkruaj per te ju shprehur nje shqetesim qe lidhet me Rrugen e Arbrit. Gjate kryerjes se punimeve nga firma Gjoka kane ndodhur shembje ne tunelin e Murrizit. Studimi gjeologjik shtese qe ka bere kompania pas shembjes ka nxjerr nje fature me vleren 24 milion euro per eleminimin e problematikes. Keto para koncesionari po kerkon ti marre gjysmen nga buxheti i shtetit me pretendimin e forcave madhore qe nuk ishin te parashikuara ne fillim te punes. Kontrata koncesionare PPP e shtetit me kompanine parashikon se kompania private ben studimet dhe projektin duke marre persiper edhe te gjitha rrisqet ne zbatimin e tij. Pra, ky rast i tunelit eshte tipik nje rrisk qe parashikohet ne kontrate si i mundshem dhe qe duhet te merret persiper nga koncesionari e jo nga shteti dhe parate e taksapaguesve.

Ne menyre skandaloze dhe antiligjore, ne konflikt me vet parashikimet e kontrates koncesionare po kerkohet te autorizohet buxheti i shtetit ti jape keto para koncesionarit. Po ushtrohet presion i madh ne avokaturen e shtetit nga avokatja, Engjell Agaçi, Belinda Balluku dhe firma Gjoka per te ndryshuar kontraten duke justifikuar keshtu mbulimin nga buxheti i shtetit te gjysmes se kostes prej 24 milion eurosh. Ju lutem ne ndihmen tuaj per ta publikuar kete rast duke na hequr nga kurrizi nje presion te jashtezakonshem, nje pergjegjesi ligjore por edhe nje dem te madh per buxhetin e shtetit. Punoj prej me shume se 10 vitesh ne kete institucion dhe nuk ka ndodhur asnjehere dicka e tille si ky rast flagrant. Po ju shkruaj ne anonim pasi keta hakmerren. Faleminderit.