Rama me paaftësinë dhe korrupsionin e mbulon shëndetësinë me fasada, jo duke mbështetur stafet mjekësore

Nga Orjola PAMPURI

Shqipëria mbetet përsëri e fundit përsa i përket pagave të stafit shendetësor dhe veprimtarive të tjera sociale, vlerë e cila është thuajse sa gjysma e mesatares rajonale e cila shkon diku tek 435 euro, një shifër qesharake krahasuar me Bosnjën 901 euro, Malin e Zi 833 euro, e Serbinë e Maqedoninë 700 euro. (cit. Rev. Monitor)

Ndërkohë pas thuajse 8 vite në qeveri Edi Rama, ka kurajon të premtojë e të flasë për shëndetësinë e stafet mjekësore, kur falë tij dhe politikave të tij të dështuara e korruptive, u përballëm me eksodin më të madh të mjekëve dhe infermierëve. Mbingarkesa dhe pagat tejet të ulëta të stafit shendetësor bënë që mjekë me përvojë apo të sapo diplomuar të vijojnë apo nisin një karrierë në vende të Europës, aty ku puna dhe mundi u shperblehen me kushtet e duhura në punë e me paga dinjitoze.

Kjo bëri që sot Shqipëria të përballet me numrin më të vogël të mjekëve për 1000 banorë, pra 1 mjek për 1000 banorë, dhe në kohë pandemie vështirësia është edhe më e madhe. Këtu e çoi Edi Rama shëndetësinë, me diletantët përreth tij, të cilët duke bërë show me fasadat duan të mbulojnë skandalet me check up-in, tenderat fiktivë e koncensione korruptive. Fasadat nuk mbulojnë trajtimin mizerabël që kjo qeveri u bëri mjekëve në këto 8 vite, pikërisht bluzave të bardha, ata të cilët, ne, prindërit tanë, fëmijët i shohin si të pazevendësueshëm.

1