Rama mandat të tretë? Berisha: Nëse përdor forcën e ekzekutivit në zgjedhje, ai tërhiqet zvarrë gjallë apo vdekur

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në Tempora se qeveria Rama këto 8 vite qeverise ka bërë hapa pas.

I pyetur se nëse Rama mund të marrë mandatin e tretë, Berisha deklaroi se kur një kryeministër mund përdor gjithë forcën e ekzekutivit, mund t’i fitojë ato një herë, 2 apo dhe 3 herë, por vjen një moment që populli e tërheq zvarrë gjallë apo vdekur.

‘Unë mendoj se nëse shkel çdo parim ndërton disfatën, ndërton autokracinë, rikthen të shkuarën dhe zhbën arritjet. Duhen disa parime. Nëse marrim 8 vitet e tij do doja të ishte shumë më para nga aty ku e lamë por e vërteta është se Shqipëria 8 vite më parë kishte rrogat më të larta në rajon, më të larta se Bullgaria dhe Rumania, sot kanë rrogën më të ulët në rajon. Shqiptarët kanë sot çmimet më të larta, shqiptarët tejkalojnë sitrianët në azilkërkues në Europë.

Vetëm nga 2014 deri më sot janë 220 mijë azilkërkues pa llogaritur të tjerët. Në vitin 2013 ne e lamë të gatshëm statusin kandidat, por pas 8 vitesh shqipëria ka marrë vetëm shtim kushtesh. Shqipëria u cilësua e kuliafikuar në dhjetëra herë si narkoshtet, si Kolumbia e Europës dhe sëfundmi si shtet i dështuar. Nëse një kryeministër vendos të përdorë të gjithë fuqitë e ekzekutivit ai mund ti fitojë ato deri sa ta zvarrisin në rrugë të gjallë apo të vdekur’, deklaroi Berisha.

Berisha: Rama zbatoi me përpikmëri praktikëm e Vaso Çubilloviçit, atë të largimit të shqiptarëve

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka qenë i ftuar në temp ora, ku ka folur për akuzat e pasardhësit të tij në qeveri, i cili shpesh për keqqeverisjen përdor alibinë ‘Fajin e ka Saliu’.

Berisha tha se ajo që vihet re në këto 8 vite është modeli më i keq i qeverisjes në këto 30 vite pluralizëm.

‘Në fakt ka një dallim themelor midis njeriut të qytetetëruar dhe njeriut që ska arritur ende në stadin e qytetërimit. Njeriu i qytetëruar merr përgjegjësinë, i qëndron dhe punon për përgjegjësinë. Ndërsa njeriu që ska arritur në stadin e qytetaërimit, për defiçite elementare të formimit apo çrregullime të renda psiqike për atë përgjegjësia nuk ekzistin, ai është i pagabueshëm, çdo gjë që i ndodh atij i nodh për shkka të të tjerëvem por historia 8 vjeçare e qeverisjes së tij është sot si historia më dramatike e 30 viteve të fundit për Sqhipërinë dhe shqiptarët. Ai zbatoi me përpikmëri praktikëm e Vaso Çubilloviçit atë të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria’, tha Berisha.