Rama largon Harlem Desir nga posti i Komisionerit të Lirisë së Medias në OSBE, propozon ish-ministrin e tij

Burime nga OSBE Vienë bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka propozuar që Komisionerin e Lirisë së Medias, Harlem Desir të zëvendësohet nga Ditmir Bushati.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse Bushati do ta pranojë këtë detyrë të besuar nga Edi Rama.

Bushati kundërshtoi në parlament ligjin për anti shpifjen, i pari që kërkoi çuarjen e ligjit në komisionin e Venecias.

Ditmir Bushati deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë propozim të Ramës. Në Janar 2020 Rama e emëroi Bushatin Ditmir si i dërguar i posaçëm për OSBE-në./TCH