“Rama ik”! Kënga e re e “Big Basta” bëhet hit brenda 24 orësh (Video)

Vetëm 24 orë pas publikimit të këngës së reperit të famshëm, Big Basta, me një tekst të fortë nëpërmjet të cilit denoncon korrupsionin dhe “gjakpirjen” e pushtetit të Ramës, rrjeti ka shpërthyer nga komentet.

Vetë Geri Xhara me emrin artistik “Big Basta” ka komentuar në rrjet për këtë sukses dhe përmbajtjen e tekstit të shkruar prej tij.

“Sot është ditë e rëndësishme për familjen time, një sakrificë e kurorëzuar me sukses. Dhe ky frymëzim është dedikimi im për vendin tim të bukur dhe për gjarpërinjtë që po ja pijnë gjakun çdo ditë. One love!”

Edhe këngëtarja Vesa Luma e ka ndarë këtë projekt në llogarinë e saj, njëjtë si shumë personazhe të njohur të tjerë që e kanë komentuar dhe komplimentuar artin e Big Bastës.

“Realitet i hidhur: Sot është dita më e madhe kurorëzimi i vullnetit, një tjetër shtet na uroi mirëseardhjen- PERTEJ DETIT ???— por duhet të ishim mbret në vendin tonë??”, ka shkruar ajo krah videos së partnerit dhe bashkëshortit të saj.

Miqtë e dyshes kanë pohuar se i mungojnë tekstet e reperit, i cili është larguar prej disa vitesh në Zelandë aty ku ka pohuar se janë duke ndërtuar një të ardhme më të sigurtë për të voglin e tyre.

Teksti i këngës

Sot eshte dita me e madhe kurorezimi i vullnetit,

Nje tjeter shtet ma uroi mireseardhjen pertej detit

Kam kalu oqeane per tu ndjere i vleresuar

Dhe burre, kryefamiljar gjak e shpirt i shteruar

Per nenen time qe e lash pas ne terr te mallkuar

Prej disa zemergure pa gjak, qe jeten besuam

100 mijera larguar, e kush mbeti mashtruar

Mentalitet mesjetare duke u bujkroberuar

Dhe po kane ftyre parlamenti floket lyer, hajduta

Kane ne dore jete njerezish, pa shtepi ne pak minuta

Se te vrasin pa turp, po peshtyjne ne flamur

Bythelepirje, cianur, demokrat diktature

Ku gabun prindrit tuj qe ju kan rritur te lig

A jeni ne ulur ne karrike ta mendoni nje dite

Si do shkruhet ne histori emri juaj i mafi?

Ju i ngjani paraardhesve si doni femijt

Minimumi do ta kishit Shqiperine Austri

Kryetare qe po bliheni po vrisni rini

Se nje shtet qe njerzt e mire nuk i do afer vetes

E ka shit me kohe by..n, dhe po han njeri tjetrin

Sot eshte dita me e madhe, kurorezimi vullnetit

Nje tjeter shtet ma uroi mireseardhjen pertej detit

Nuk i kam humb shpresat e kam shpirt jo armik,

Çdo Shqiptar qe bertet Rama IK!

Por duhej te ishim mbret ne token tone

Sduhen makina per me qen kampion

Se varferia po shtohet renkon

Po qan fmija lyp e ti ntimon.

Big Basta nga Zelanda e Re ka nje thirrje qe i buron nga zemra per shqiptaret.Ju ftoj te degjoni thirrjen e kengetarit te mirenjohur. sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 25. September 2020