Rama i trembet revoltës së mjekëve, i thërret nesër në takim para protestës së paralajmëruar

Mjekët paralajmëruan një protest nesër tek QSUT në lidhje me pagat dhe kushtet në të cilat punojnë.

Pas njoftimit të protestës, kryeministri Edi Rama ka vendosur që nesër t’i thjërrasë bluzat e bardha në takim.

Sipas informacioneve, Rama ka thirrur mjekët në takim nesër në orën 09.30 minuta.

Sindikata e mjekëve ka hartuar një shkresë me 4 kërkesa. Një kërkesë e tyre ishte që të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetë gjatë përballjes me pandeminë e koronavirusit.

Mjekët kanë kërkuar po ashtu rritje të vlerësueshme të trajtimit financiar të personelit.

“Dëshirojmë rritje të vlerësueshme të trajtimit financiar të personelit shëndetësor. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetëso. T’i sigurohen të gjitha kushtet personelit”, thuhet në kërkesat e mjekëve drejtuar qeverisë.