“Rama i keqpërdori mësuesit për pushtet”, Bardhi publikon videon: Faktet nxjerrin mashtrimet e kryeministrit në ikje

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, hodhi poshtë si të pavertetë deklaratën e Edi Ramës se gjatë qeverisjes së tij shkollat dhe mësuesit u hoqën nga kthetrat e politikës. Gazment Bardhi përballi mashtrimin e sotëm të Ramës me të vërtetën në dosjen 184, kur deputetët e tij kërcënojnë mësuesit për të votuar PS ose largohen nga puna. Më pishtë postimi i plotë dhe video me fakte.

GAZMENT BARDHI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I PD

“Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollove në celula të partisë në pushtet. Faktet në video janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës. 👇”

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10223687015473110/?extid=rjjfqdE5Qps8NEzE&d=n