Rama, fushatë zgjedhore mbi gërmadhat e tërmetit!

Tërmeti i 26 nëntorit, bilanci tragjik i të cilit përfundoi me 51 të vdekur, me shumë banorë pa shtëpi dhe me më shumë nxënës pa shkolla, duket se do të shndërrohet në pataten e nxehtë të fushatës elektorale.

Gara ka nisur që në ditët e fundit të gushtit, kur kryeministri Rama filloi të inagurojë me pompë dhe tam tame hyrjen në shtëpitë e rikonstruktuara të banorëve të parë.

Nga ana tjetër Partia Demokratike ka iniciuar një aksion të gjerë denoncues për të demostruar të gjithë personat që janë harruar në çadra edhe pas 9 muajsh dhe per shkollat që janë ende rrënoja.

Gjithçka nisi pasi u mor vesh lajmi, që Lapsi.al e publikoi i pari, se Rama do të linte Vlorën dhe do të garonte në zgjedhjet e ardhshme në Durrës, për të shndërruar në refren të fushatës së tij, rikuperimin e pasojave të tërmetit.

Pas këtij momenti palët nuk janë ndalur.

Rama, pa asnjë bilanc dhe vetëm me dështimë këtë mandat të dytë, do të shkrytëzojë ndonjë ndihmë nga jashtë (u tha se eshte 1 miliard euro) dhe atë borxh që ka marrë, për të demonstruar se qeveria e tij nuk i lë kurrë vetëm qytetarët e saj.

Nga ana tjetër, opozita do të demostrojë që kjo është vetëm propaganda që tenton të fshehë mjerimin real të atyre që kanë mbetur pa çati dhe pa shkollë.

Beteja ka filluar.

Me të përfunduar pushimet në Dhërmi, kryeministri u shfaq në familjen Allaraj në Farkë për të inskenuar bashkë me të dëmtuarit nga 26 nëntori, hyrjen në banesën e tyre të re.

Po të shohësh Facebook-un e kryeministrit, postime të tilla po zënë gjithnjë e më shumë vend. Ai shfaqet sa në Petrele e Baldushk për të parë rindërtimin e shtëpive, po aq edhe në Fushë Krujë për rindërtimin e shkollës Hajdar Hoxha, apo në Rashbull për 9 vjeçaren “Vëllezërit Haradinaj”.

Nga ana tjetër opozita po përpiqet të tregojë realitetin përtej fasadës. Ajo sot ka nxjerrë në pah historinë e Viktor Gjonit në Fushë Milot, me vajzën e sëmurë që rrezikon të bëhet azmatike kronike nga lagështia e jetesës prej 9 muajsh në çadër.

Një histori tjetër është ajo e Liri Xhixhës nga Thumana, që mirë se nuk ka asnjë shenjë për tu rifutur në shtëpi, por shteti ska marrë mundimin ti gjeja as çadër, të cilën ajo e ka siguruar në rrugë private.

Edhe në Durrës, Vera Përgega nuk ka marë asnjë përgjigje se çdo të bëhet me të pas rrënimit të shtëpisë.

E në këtë garë elektorale qeveria nuk ka kundër vetëm njerëzit e mbetur në rrugë, apo nxënësit pa shkolla, por edhe gënjeshtrat që ka këputur vetë. Ish deputetja Jorida Tabaku ka publikuar së fundmi një video (poshtë), që e nxjerr kryeministrin bllof.

Ai ka deklaruar në 31 dhjetor 2019 se në këtë shtator, kopshtet dhe shkollat e shkatërruara do të jenë gati. Më pas në prill, ministri i rindërtimit, Ahmetaj, tha se kjo do të ndodhte në nëntor. Por edhe me këtë shtyrje afati, qeveria prapë zor se do ti’a dalë, duke u detyruar të gënjejë sërish.
Prandaj, është e vështirë të thuhet nëse Rama bëri mirë, që vendosi ta fokusojë fushatën e ardhme tek procesi i rindërtimit.

Por me sa duket, kjo qe e keqja më e vogël që mund të ekspozonte./Lapsi.al