Qyteti nën ujë me 10 minuta shi, Xhaferraj: Ky është Durrësi i Dakos, Çelës dhe Ramës

Shirat e parë të vjeshtës kanë shkaktuar një situatë kaotike në rrugën e Durrësit mëngjesin e sotëm. Kreu i PD në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka ndarë një video nga rrugët e Durrësit, teksa shkruan se Bashkia ka pastruar kanalet kullues vetëm para 5 ditësh, por 10 minuta shi kanë sjellë përmbytje në rrugë. Xhaferraj shkruan se këto pamje janë rezultat i

“Para 5 ditësh Bashkia pastroi kanalet kullues dhe të ujërave të zeza. Sot rane 10 minuta shi… Këto pamje dhe gjendja e rënduar e qytetarëve të bllokuar, në pamundësi të nxjerrin fëmijët nga shkollat, janë rezultat i keqqeverisjes 13 vjeçare të Bashkisë më të korruptuar të vendit. Ky skandal më i fundit dhe i neveritshëm na rikujton se Durrësi është katandisur më keq se vende në gjendje lufte. Ky është Durrësi i Dakos, Çelës dhe Ramës”, shkruan Xhaferraj./abcnews.al

2 36

3 26

1 44