Qeveria strategji për të thyer protestën e mjekëve, Manastirliu: Kërkesat kanë nevojë për ekspertizë ndërkombëtare…

Disa përfaqësues të mjekëve që janë hedhur në protestë dolën në një prononcim për mediat me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përfaqësuesi i sindikatës, Gent Stroni tha se, janë hedhur bazat për një bashkëpunim. Sipas tij, do ketë edhe një tryezë, ndërsa diskutimet do jenë të gjata.

Kurse ministrja Manastirliu shpërfilli kërkesat e tyre duke thënë se, kërkesat e mjekëve kanë nevojë për ekspertizë ndërkombëtare.

Duket se kjo është një strategji për zvarritjen e protestës. Ndërkohë, as Manastirliu dhe as Stroni nuk iu përgjigjën pyetjes se cilat kërkesa janë më emergjente.

KERKESAT E MJEKEVE

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

1 46

2 37

3 27