Qeveria e dështimeve, flet çdo ditë për suksese imagjinare…

Nga Orjola PAMPURI

Deshtimeve ne seri, nuk mund te mos i shtohej dhe menaxhimi i masave nda Covid 19 ne shkolla.

Pasi u mor vendimi per hapjen e tyre, vendim i cili ishte i njejte per shumicen e vendeve ne bote, gjeja e pare dhe prioritare qe cdo vend ndermori ishte nje plan masash apo protokoll i rrepte per tu zbatuar nga te gjitha palet, qofte edhe nga prinderit ne shtepi, te cilet duhet te flasin e te insistojne ne zbatimin e masave prej femijeve te tyre.

Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte shkolla, vendi ku femijet kalojne disa ore, dhe survejimi duhet te jete i rrepte qe ata te ruajne distancen dhe te jene te kujdesshem, por edhe kjo mase vlen te theksohet, pas nje mase tjeter prioritare, paisja me maska te sigurta, higjenike te cilat jo cdo prind mund t’i siguroje.

Ne shtetin fqinj ne Itali, perpara fillimit te shkolles qeveria siguroi 2 milion maska per shkollat, me qellim qe nxenesit cdo dite te pajisen me nje maske te re. Pyesni prinderit dhe femijet sa here i nderrojne maskat apo higjenizojne ato? Besoj rezultati do te jete deshperues.

Nje pike tjeter e rendesishme jane testet, si ato serologjike, te cilat shteti fqinj Italia i perfshiu ne protokollin e fillimit te shkolles per cdo mesues, madje dhe Kosova i testoi mesuesit para nisjes se vitit shkollor. Nuk mund te niste vitin shkollor asnje mesues pa patur nje rezultat negativ te testit.

Me pas le te vijojme me nje pike tjeter, testet e shpejta, te cilat duhet te sigurohen ne nje sasi te caktuar ne cdo shkolle, si dhe trajnimi i stafeve mjekesore apo mjekut qe kontronllon situaten ne shkolla, per berjen e ketyre testeve te shpejta, edhe pse procedura paraqitet e thjeshte, por gjithsesi trajnimi i vazhdueshem i tyre dhe asistenca me personel shtese eshte e nevojshme.

Sa nga keto jane zbatuar? Asnje…

Mjetet e transportit në zonat rurale, por nuk përjashtohen rastet edhe në zona urbane si dhe në kryeqytet, janë të tejmbushura, e fëmijet qëndrojnë të ngjeshur me njeri tjetrit, kushtet e higjenës të cilat janë prioritare sidomos në këtë situatë, lënë për të dëshiruar në shumë shkolla, por edhe në ato shtëpi ku jetojnë, për shkak se tërmeti ua shembi shtëpitë, dhe ende jetojnë në kushte të vështira.

Në shumë shkolla nuk ka ujë, e tualetet janë në kushte mizerabel. Kështu me gjithë këtë pasqyrim të situatës, mund të them që jemi përballë një rreziku, për të cilin koston do e paguajnë mësuesit, prinderit e gjysherit në shtëpi. Ministria e shendetësisë është totalisht e dështuar në menaxhimin e kësaj situate.

Fjalia e papërgjegjshme e ekspertëve në sherbim të qeverisë që: ” testimi i mesuesve nuk ka kosto efektive” është një turp i rradhës, kundrejt të cilit një ditë do të mbajnë përgjegjësi. Për këtë qeveri koncensionet klienteliste kanë kosto efektive dhe shendeti i qytetarëve nuk ka vlerë.