Pushteti i Falimentit! (Ndërsa Rama rreshton suksese imagjinare)…

Nga Luçiano BOÇI

Falimentimi i bizneseve vazhdon me ritme të frikshme, ndërsa Rama rreshton suksese imagjinare.

Një pjesë ulin qepenat, ndërsa një pjesë shesin ç’ka u ka mbetur nga aktiviteti i tyre.

Rasti i mëposhtëm i një biznesi më fushën e turizmit, që u braktis plotësisht nga Rama në kohën e pandemisë, është dramatik.

Shet paisjet e agjensisë, vetëm e vetëm ta mbyllë njëherë e përgjithmonë.

Shet gjithçka! Për 650 €, një investim zyre që së paku ka kushtuar 6500 €!

Edhe orën e murit e shet nga dëshpërimi!!!

Ky është realiteti i trishtë i biznesit sot.

Ekonomia është në zgrip dhe papunësia në rritje të pandashme.

Ikja e Ramës është tashmë emergjencë kombëtare!