Presidenti nis konsultimet për të caktuar datën e zgjedhjeve

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka thërritur në një takim kreun e qeverisë Edi Rama, ose përfaqësues të autorizuar prej tij për të vendosur datën e re të zgjedhjeve të vitit 2021. Letra e Metës i është drejtuar kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ndërsa takimi pritet që të mbahet të premten në presidencë.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta në mbështetje të kompetencave të tij Kushtetuese, neni 90 gërma “gj”, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor të miratuara në ligjin nr. 101/2020, si dhe në vijim të traditës së mirë, ka vendosur nisjen e procesit të konsultimeve me partitë politike me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Për këtë, Presidenti i Republikës fton në takim ditën e premte datë 04.09.2020 ora 11:00 pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, Kryetarin e Partisë Socialiste z. Edi Rama dhe/apo persona të tjerë të autorizuar prej tij. Me besim në vlerësimin e këtij procesi të rëndësishëm”, shkruhet në ftesë.

auto Screenshot 21598953887

auto Screenshot 11598953812