Preken nga Covid-19 tre infermiere në spitalin psikiatrik

Tre infermiere në spitalin psikiatrik “Sadik Dinci” në Elbasan, janë konfirmuar pozitiv me Covid-19. Së pari ka rezultuar pozitive kryeinfermieria e pavionit të urgjences dhe me pas dy infermiere të cilat mendohet se janë infektuar nga kryeinfermieria.

Burime bëjnë me dije se prej disa ditësh, urgjenca e këtij spitali ka qenë me shërbim të reduktuar.

Deri më tani në Elbasan janë 159 raste aktive me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 4 viktima dhe 133 raste të reja.

/Ora News/