PPE e prerë: Të hiqet dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm, të respektohet marrëveshja konsensuale e 5 qershorit!

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në BE

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky është paralajmërimi i fortë i Partive Popullore Europiane, grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian.

PPE gjithashtu apelon që, reforma zgjedhore e 5 qershorit të zbatohet siç është rënë dakord konsensualisht, ndryshimet e njëanëshme, kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Deklarata e plotë për Shqipërinë, e diskutuar në Asamblenë Politike të PPE, bashkë me Bjellorusinë dhe Nagorni Kabarak

“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord.

Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve”.