Politikani filmohet duke thithur kokainë, e gjithë Suedia në këmbë, po në Shqipëri…?

Politikani suedez me prejardhje nga Ballkani, Darko Mamkoviq, 52-vjeç i cili aktualisht ushtron postin e zyrtari të qytetit Norcheping, është filmuar duke konsumuar kokainë, shkruan expressen.se.

“Ka qenë një gabim që e kam bërë derisa isha nën ndikim të alkoolit në një aheng, ku është konstatuar se personi që më ka dhënë këtë substancë po kërkon diçka në këmbim të materialit komprometues”, ka deklaruar politikani Mamkoviq, transmeton Telegrafi.

Videon që e ka publikuar Expressen.se, shihet se si Mamkoviq qëndron i ulur në divan e në prapavijë dëgjohet muzika. Në tavolinë ai kishte para vetes disa kanaçe me pije energjike por edhe pluhur të bardhë që pretendohet të jetë kokainë. Mamkoviq është parë duke thithur dy herë mbi tavolinë.

Burime të expressen.se pretendojnë se për konsumimin e lëndëve narkotike nga ana e Mamkokviq, është diskutuar në partinë Socialdemokrate të Suedisë nga Norchepingu.