Plas sherri në PS, Gjici sulmon Kodhelin: Eshtë…

Konkurrenca që futi Rama pas fjalimit të Labinotit, se kush do të jetë në lista dhe kush jo, nuk ka vonuar të duket mes socialistëve. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka hedhur akuza ndaj paraardhëses së tij në drejtimin e qarkut të Kuksit, Mimi Kodhelit.

Para gazetarëve, Gjici ka deklaruar se Kodheli nuk është marrë asnjëherë me hallet e qytetarëve të Kukësit. Ai theksoi më tej se nëse në vitin 2017 do të ishte një formulë tjetër zgjedhore, mandatin e deputetit në Kukës do ta merrte ai dhe jo Mimi Kodheli.

“Deputetja ka problemin e vet, unë kam punën time. Natyrisht që Mimi Kodheli nuk ka qenë e njohur në qarkun e Kukësit, por PS-ja e solli si përfaqësuese dhe natyrisht që ne ishim të bindur për ta mbështetur. Në 2017 po të ishte kjo formulë zgjedhjeje, mandatin do ta kisha unë, jo Mimi Kodheli. Ajo është deputete, unë nuk kam asnjë problem me të. Kodheli nuk ka qenë prezente asnjëherë këtu. Unë kam qenë për hallet e Kukësit”, është shprehur Gjici.