Për tekat e Ramës, shqiptarët do të paguajnë 154 milionë euro!

Prej dy ditësh, lajmi kryesor dhe më i debatueshëm është vendimi i Arbitrazhit që e dënon Shqipërinë me 44 milionë euro në favor të një kompanie greke, të cilës qeveria i ka pridhur kontratën.

Së bashku me më të fundit të kësaj natyre, atë të Becchettit, bëhen 154 milionë euro, që jo qeveria, as Rama personalisht, por taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë për dy kompani, thjesht sepse rilindja kishte probleme me to.

Për më shumë, në rastin e fundit, akuzat e Opozitës dhe të medias, janë se kontrata me kompaninë e ndërtimit Aktor, u prish, për të favorizuar me 10 milionë euro, një mik të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Është kjo atmosfera që Bujar Kapexhiu e sjell në numrin e sotëm të gazetës Mapo me mjeshtërinë e tij.

Rama që mban në kurriz thesin e rëndë të 154 milionë eurove në dyert e Arbitrazhit.

Vetëm se, problemi është se ato para do të paguhen nga ne, nga qytetarët.

I vetmi reagim i Kryeministrit për këtë histori jo të vogël, që mban në fund të fundit autorësinë e tij, ishte dje në Parlament, teksa tha se do të shkonte përpara me ligjin anti-shpifje, pasi sipas tij, shpifja po bën kërdinë.

Të shkretat paratë tona