PD reagon pas deklaratës së ambasadores amerikane

Drejtori i fushates ne Partine Demokratike Alfred Rushaj reagon ne Twitter pas deklaratës së ambasadores amerikane që kërkon largimin e krimit nga politika dhe zbatimin e ligjit tb dekriminalizimit për kandidatët për deputetë të partive politike.

“Rama promovoi te inkriminuarit. Ai dhe krimi jane binom i pandare”, shkruan Rushaj.

“Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit”, thuhet në postimin e Rushajt.

Letra e Ambasadores Amerikane për drejtuesit e Partive
Më 22 korrik ne nënvizuam për publikun se udhëheqësit e partisë janë të përgjegjshëm për emrat që kandidojnë nën flamurin e partisë. Ndërsa partia juaj përgatitet për fushatën zgjedhore, ju si udhëheqës i partisë, duhet të siguroni që emrat nuk bien ndesh me ligjin shqiptar.

Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike të emërojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë. Ndërsa individi është përgjegjës për të treguar historinë kriminale, udhëheqësit e partive duhet të sigurojnë integritetin dhe vërtetësinë e deklaratave të atyre që kërkojnë zyrë dhe të garojnë nën flamurin e tyre.

Ligji i Dekriminalizimit përcakton se personat e dënuar, të ndjekur penalisht ose me rekorde krimale në Shqipëri ose jashtë nuk kanë të drejtë të emërohen në pozicione publike. Siç e dini, SHBA është e përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe qëndron me këdo që kërkon ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar.

Ju mund të luani një rol në këto përpjekje duke mbajtur këta individë të njohur e të korruptuar jashtë listës suaj të partisë. Mbështetni dëshirën e popullit shqiptar për qeverisje të mirë nga përfaqësuesit e tij në parlament në përputhje me dëshirën e tij për demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë.

Letra ndaj tyre është nisur një ditë më parë në 31 gusht.