PD kundër ligjeve të censurës: Tentativa e re e Ramës e dënueshme. Pengon rrugën europiane të Shqipërisë 

Shqipërisë mund të mos i hapen sërish negociatat, sepse Edi Rama ka kryer 2 veprime antidemokratike:

1. Ndryshoi në mënyrë të njëanshme rregullat kushtetuese për zgjedhjet

2. Rrezikon lirinë e medias me ligjin e censurës

Konkluzioni është i medias gjermane pas vizitës së Edi Ramës në Berlin, ku nuk u takua as me kancelaren, as me drejtuesit e CDU më Bundestag.

Ndezja sërish nga Europa e alarmit kundër censurës ka të bëjë me tentativën e re të Edi Ramës për të mbyllur portalet kritike me qeverinë.

Me AMA dhe AKEP si gjykatat politike, Rama kërkon të gjobisë, shantazhojë, kërcënojë dhe ndëshkojë çdo gazetar që do guxojë të denoncojë korrupsionin galopant apo lidhjet e qeverisë me krimin; do të mbyllë portalet që do të bëjnë transparencë të abuzimeve dhe keqqeverisjes.

Partia Demokratike është në krah të çdo gazetari dhe organizate vendase dhe ndërkombëtare që kundërshton ligjet e censurës. Përpjekjet e qeverisë për të vendosur nën kontroll median online janë të dënueshme, rrezikojnë demokracinë dhe pengojnë rrugën europiane të Shqipëriaë

Nga Strasburgu, Parisi, Berlini dhe kudo ka një mesazhi të qartë: drafti qeveritar të mos miratohet!

119865269 10158826890624429 2565851117491657352 o

2 32