PD i përgjigjet Ministrit të Brendshëm, Alibeaj: Mashtron për listat, ja neni i Kodit Zgjedhor!

I KAPUR NE FLAGRANCE!

Sander Lleshaj paska mashtruar serish per skandalin e manipulimit te listave te gjendjes civile dhe listave te zgjedheseve!

Si i pandehur i kapur ne flagrance, u perbetoka se lista e zgjedhesve nuk do te ndryshoje. Dhe po si te pandehurit qe krimin e cojne deri ne fund, rrefen se do te zhvendose 300 mije qytetare nga vendbanimi i tyre.

Injoranca nuk eshte alibi per t’i shpetuar ndeshkimit ligjor!!

Mesimi i pare, per kedo zyrtar shteti eshte: lexo ligjin, lexo ligjin dhe lexo ligjin!

Per Lleshajn dhe te gjithe ata qe duan te manipulojne listat e zgjedhesve, te lexojne nenin 46 te Kodit Zgjedhor. Aty tregohet se si krijohen listat e zgjedhesve: krijohen nga REGJISTRI I GJENDJES CIVILE, ku elementi “vendbanim” eshte thelbesor!! 👇