Pas propozimit të draftit të Opozitës së Bashkuar, shtyhet miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Me draftin e propozuar nga opozita tashmë ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të marrin kohë për t’u miratuar.

Këtë të enjte ishte parashikuar që të miratoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por plani tashmë ka rënë.

Më 1 tetor nuk do të ketë miratim të ndryshimeve, por do i lihet kohë konsensusit mazhorancë-opozitë për dy draftet që janë tashmë në tryezën e Këshillit Politik.

Madje as Komisioni i Ligjeve nuk do të ketë seancë për të shqyrtuar dy draftet e mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe për t’ia dërguar Kuvendit.