Paloka-Ramës: S’do ketë kurre amnisti për ty e për asnjë kriminel që pret të të sjellë vota

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shprehet në një reagim se Edi Rama në ikje e sipër kërkon shpëtim tek diversionet.

“I ke bere llogarit gabim o i marre po njerezit sjane dele. Ska pazar qe te shpeton ty dhe kriminelet qe te sollen dhe te mbajne ne pushtet”, shprehet Paloka.

Reagimi plotë i Palokës

Paska filluar serisht me diversionet i marri. Po ndan dhe postet tani. Sa i deshperuar mund te jete njeriu dhe sa tmerrshem e zhysin sondazhet sa kerkon te joshe sa majtas sa djathtas. Njehere donte te behej president, tani do e hiqka Meten nga presidenca e do e beka minister te brendshem.

I ke bere llogarit gabim o i marre po njerezit sjane dele. Ska pazar qe te shpeton ty dhe kriminelet qe te sollen dhe te mbajne ne pushtet.

Sdo kete kurre amnisti per ty e as per asnje kriminel qe pret te te sjelle vota ty dhe shpures tende

Meta ta ka bere te qarte se ske asnje shans ta heqesh qe aty deri sa ti mbaroje mandati. E provove dhe deshtove.

1 23