Olta Xhaçka mbledh “bandën 184”

Nga Xhemal GJUNKSHI

Hajdutët ruhen me 13 Forca të Policisë Ushtarake dhe shoqërues të Xhaçkës, 3 patrulla të policisë dhe plot civilë.

Siç edhe e kemi denoncuar edhe herë të tjera , ashtu ndodhi !

Olta Xhaçka është “kumbara” që lidh horrat dhe banditët me qeverinë e Edi Ramës!

Prej gati 24 orësh Ministrja e Mbrojtjes është ngujuar në një nga hotelet e qytetit, ku gjatë gjithë natës janë thirrur në raport një nga një të gjithë eksponentët e dosjes 184 .

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë në NATO nuk kishte si të mos takonte edhe “rrugaçët” ordinerë të Dibrës që janë përdorur për të blerë e vjedhur vota.

Të gjithë këto kriminelë që grabitën tre palë zgjedhje sot duhej të ishin prapa hekurave dhe jo në takime Ministrash e Deputetesh duke shpërdoruar edhe Forat Speciale të Ushtrisë apo policinë e shtetit !

Të gjithë këto kriminelë duhej të ishin në bankën e të akuzuarit përpara se të zinin zyrat e shtetit duke vjedhur e grabitur çdo qindarkë !

Të gjithë këto ordinerë që nuk i do asnjeri në Dibër duhet të çohen në burg për vjedhje dhe shpërdorim detyre, dhe jo të marrin paratë në bankomate dhe vetë rezultojnë prej vitesh jashtë shtetit.

– Partia Demokratike i kërkon urgjent Prokurorisë së Posaçme SPAK të hetojë bandën aktive 184 që po përgatitet të vjedhë zgjedhjet e rradhës, po përgatitet të vjedhë të ardhmen e fëmijëve ,me po të njëjtët njerëz të inkriminuar dhe të faktuar nga prokuroria!

-Partia Demokratike i kërkon SPAK të hetojë Ministren Xhaçka , me kë ka komunikuar dhe për çfarë ! Çfarë ka për t’u thënë një ministre e NATOs banditëve , ka apo jo rrjedhje informacionesh të klasifikuara?!

– I bëjmë thirrje Prokurorisë së Dibrës të hetojë dhe të çojë prapa hekurave të gjithë abuzuasit që marrin paga në Shqipëri dhe rezultojnë në TIMS jashtë shtetit.

– Të merren masa dhe të çohen para drejtësisë Drejtuesit që shpërdorojnë detyrën duke paguar militantë hajdutë ordinerë votash !

-Të hetohen të gjithë drejtuesit “mashtrues” të policisë së shtetit që prezantuan si njësi “shqiponja” policë të ardhur nga Tirana dhe në fakt janë po të njëjtët “barkalecë”që janë përdorur nga bandat për të kultivuar hashah dhe për të vjedhur vota.

Lleshi të mos e kërkojë krimin rrugëve të Dibrës, atë e ka në ç’do zyrë , në ç’do institucion , madje ruhen edhe me policë…!

Denoncimi i një polici.

Pershendetje gjeneral na kane lene duke ruajtur si qen gjith naten para hotelit. Deri ne orn di te nates kane hi e kan dale kret legenat e dibres. Sot ne mengjes na kan be 2 patrulla dhe nje e qarkullimit edhe 5-6 civila me gjith dy nendretorat. Kam numru nja 13 shoqerusa qe rrin e shkrrihen neper lokal.

Anonim te lutem se na heqin buken e fmive