Nxjerrja e sekreteve hetimore/ Kreu i OFL ka dekonspiruar një informacion të dhënë nga Gjermania

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me pezullimin e kreut të OFL. Artan Shkëmbi. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Artan Shkëmbi është akuzuar për dekonspirim të operacioneve dhe shitjeve të informacioneve tek kriminelët.

Shkëmbi akuzohet për nxjerrjen e sekreti hetimor si dhe për shpërdorim detyre. Burime bëjnë me dije se, Shkëmbi ka nxjerrë një informacion të dhënë nga autoritetet gjermane.

Këta të fundit, pasi kanë verifikuar se nga u ka rrjedhur informacioni, kanë zbuluar se ka qenë vetë kreu i OFL-së Artan Shkëmbi, spiuni brenda policisë.

Gjermanët e kaluan informacionin në SPAK dhe më pas, kjo strukturë ka kërkuar pezullimin e kreut të Policisë Kriminale, njëkohësisht edhe të OFL-së. Ende nuk dihet se çfarë çështje ka dekonspiruar Shkëmbi.