Një vit nga tërmeti i 21 shtatorit, banorët ende në çadra, Rama vijon propogandën…

Një vit më parë, 21 shtator 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë, i cili duket se ishte paralajmërues për atë që do të ndodhte më 26 nëntor, në të njëjtin rajon, Tiranë dhe Durrës.

Një vit pas tërmetit të shtatorit, Kryeministri Edi Rama ka kujtuar këtë ditë duke publikuar edhe një video të rindërtimeve pas dëmeve të këtij tërmeti. “Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, shkruan Rama krahas videos.

Në fakt janë me qindra familje që vijojnë të mos kenë asnjë zgjidhje për banesat e tyre të dëmtuara nga dy tërmetet, ai i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit. Gjithsesi kjo nuk e ka penguar Edi Ramën dhe Qeverinë që të vijojnë propogandën dhe duket se gjithë fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, ku Rama do të pretendojë mandatin e 3-të qeverisës do e bazojë, pikërisht te rindërtimi.

Në anën tjetër janë qytetarë të prekur dhe opozita e bashkuar që çdo ditë denoncojnë braktisjen nga strukturat qeveritare dhe ato vendore, që vijojnë të jetojnë në çadra apo kontenierë, ndërsa të tjerë të zhgënjyer janë kthyer në banesat e dëmtuara, duke rrezikuar jetën, pasi nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.

Postimi i plotë

Sot 1 vit nga tèrmeti i 21 shtatorit???? ????‍????‍????‍???? ????

NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI!