Një tjetër mjek preket nga Covid-19

Spitali i Elbasanit vazhdon të mbetet një vatër infeksioni e Covid-19. Ditën e sotme mësohet se një kirurg i këtij spitali ka rezultuar pozitiv nga Covid-19, në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në qytetin e Elbasanit.

Ende nuk dihet se si mund të jetë infektuar mjeku, ndërsa bëhet e ditur se përgjigja e tamponit ka dalë në datën 1 shtator.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë u konfirmua me koronavirus një tjetër mjek kirurg urolog në këtë qytet.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në qytetin e Elbasanit janë regjistruar 13 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve aktive, në 129 persona.