Ngjarje e pazakontë në Rusi, zogj të ngordhur mbushin rrugët e qytetit, qytetarët fajësojnë rrjetin 5G

Një ndodhi e pazakontë ka ngjarë në Rusi ku qindra zogj të ngordhur kanë rënë nga qielli në rrugët e qytetit Bakalov.

Qyteti Bakalov ndodhet 1 mijë kilometër larg jugut të Moskës dhe në afërsi të tij gjendet një central i madh bërthamor.

Disa persona mendojnë se shkaktare janë erërat e forta, të tjerë kanë fajësuar ndotjen e ajrit por edhe rrjetin 5G, ndonëse një rrjet i tillë nuk është ende i instaluar në Rusi. /FaxWeb