Nëndrejtoresha tek “Ismail Qemali” me Covid-19 takohej me stafin çdo ditë, nxënësit me temperaturë 38 gradë futen në shkollë

Një nga mësueset e gjimnazit “Ismail Qemali” në kryeqytet ka folur për Fax News pasi shfaqet e shqetësuar për rastet me Covid që janë paraqitur në shkollë dhe nuk zbatojnë rregullat e karantinimit.

Mësuesja shprehet se nëndrejtoresha e shkollës ka paraqitur simptomat e sëmundjes dhe ka vazhduar aktivitetin si cdo ditë duke bërë takime dhe mbledhje me stafin pedagogjik. Ajo ngre shqetësimin e bërjes së tamponëve për mësuesit pasi janë të gjithë të rrezikuar nga infektimi pasi kanë qenë kontakte të afërta me nëndrejtoreshën dhe 2 mësues të tjerë që janë konfirmuar pozitivë.

Edhe për drejtoreshën shprehet se nuk i ka respektuar masat që para fillimit të procesit mësimor dhe paraqitej në ambientet e shkollës pa maskë mbrojtëse.

“Nuk e dimë numrin e saktë të mësuesve të infektuar. Dimë që kemi 2 mësues përvec nëndrejtoreshës së konfirmuar, që paraqesin simptoma të dukshme. Në një situatë të tillë kur neve, të gjithë mësuesit kemi qenë të ekspozuar në kontakte të drejtpërdrejta gjatë periudhës para nisjes së mësimit me nëndrejtoreshën në fjalë jemi të riskuar dhe potencial i mundshëm infektimi për veten dhe familjarët. Pas denoncimit të bërë publik, drejtoria është detyruar që të konfirmoj që deri në atë moment, ishim në anonimat të plotë. Kujtoj këtu se nëndrejtoresha e infektuar ka qenë në shkollë deri ditën e dielë datë 13 Shtator.

Gjatë kësaj periudhe i jemi nënshtruar takimeve rutinë, mbledhjeve në varësi të departamenteve dhe nëndrejtoresha ka qenë prezente me ne. ne nuk mund të hamendësojmë shumë, por nisur nga një logjikë e thjeshtë, nëse realisht konfirmimi është marrë ditën e mërkurë, i bie që minimalisht janë 48 orë nga dalja e rezultatit, shto këtu ditët kur nëndrejtoresha ka paraqitur simptomat. Si mundet që të marrë këtë përgjegjësi mbi veten dhe të na riskojë ne të tjerëve, mësues, prindër dhe fëmijë.

I gjithë stafi ka qenë në kontakte të vazhdueshme në takime dhe mbledhje. Drejtoresha e shkollës nuk ka ruajtur protokollin. Ka qëndruar në ambientet e shkollës dhe para se të niste procesi mësimor, por edhe pas datën 14 pa maskë.

Është kontakti më i afërt. Pas bërjes publike, është detyruar që një pjesë e mësuesve që i janë nënshtruar tamponit bashkë me pjesën e mbetur, stafit drejtues të karantinohen në kushtet e shtëpisë.

Nuk e kuptoj pse duhet të mbahet e fshehur kjo gjë. Janë rreth 100 veta staf, 86-87 janë mësues, të tjerë janë roje, sanitarë, mjekë të shkollës. Të gjithë jemi potencial i mundshëm i infeksionit. Pse nuk ndërmerret të paktën tamponimi i mësuesve. Dhe pse ne e dimë që nuk është efikas”, tha mësuesja.

Situatë shqetësuese është edhe mënyra se si i matet temperatura nxënësve. Mësuesja shprehet se ka nxënës që futen në shkollë ndonëse janë me temperaturë 38.

“Nxënësit thonë që kanë parë bashkëmoshatarë që kanë shënuar temperaturën 38 dhe janë lejuar të futen në shkollë me pretekstin se e kanë nga vapa. I bëj thirrje të gjitha instancave, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë. Të ndërmarrin sa më shpejt masat që shkolla të jetë në kushtet të qeta psikologjik. Tani jemi të ngarkuar me orët e mësimit. As nuk jemi pyetur dhe as kemi patur luksin ta pretendojmë një të tillë. Ne bëjmë dyfishin e normës ndërkohë që ministria tallet me orë suplementare. Ne nuk duam pagesë. Jemi të ezauruar që në javën e parë. Duam të trajtohemi me dinjitet dhe të na ofrohen kushtet e qytetarisë dinjitoze. Nuk e di si duhet të veproj”, tha mësuesja.

drejtoresha 780x405 1