Në Washington, takim historik! Berisha: Ky takim shënon angazhimin më të fuqishëm dhe më të lartë të SHBA

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi pas nisjes së bisedimeve në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë. Berisha e quan një samit historik dhe shpreson që të ketë sukses të plotë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ne  Washington, takim historik!

Miq, sot nisi në Shtëpinë e Bardhë takimi midis Kryeministrit të Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky takim shënon angazhimin më të fuqishëm dhe më të lartë të SHBA për arritjen e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Takimi ndërmjetësohet nga emisari special i presidentit Trump për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien.

Miq, le t’i urojmë sukses të plotë këtij takimi historik në interesin më të mirë të dy palëve, por edhe të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin tonë.