Ndërron jetë në spital një nga të plagosurit në lokalin e vëllait të Dakos

Ka ndërruar jetë një nga personat e plagosur mbrëmjen e sotme pas përplasjeve me armë në lokalin e vëllait të Vangjush Dakos në Durrës. Mësohet se ka ndërruar jetë në spital Armando Baboçi, ndërkohë që vijon të jetë në kujdesin e mjekëve Erlad Gjini, djali i tij.

Ngjarja e rëndë nodhi mbrëmjen e sotme në një lokal në Durrës, ku sipas policisë pas një konflikti me mjetë të forat e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit Armando Baboci 39 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital dhe Erald Gjini 19 vjeç, djali i tij.

Policia njoftoi po ashtu se ka shoqëruar 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.