Moska paralajmëron Beogradin se marrëveshja e Washingtonit do të ketë pasoja

Kosova dhe Serbia të premten e kaluan në Shtëpinë e Bardhë kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik, por kjo mund të ketë pasoja serioze gjeopolitike.

Kështu shkruan e përditshmja moskovite Kommersant, duke shtuar se, në muajin qershor, Rusia e kishte paralajmëruar presidentin Aleksandar Vuçiq, për disa pjesë që ishin përfshirë në tekstin përfundimtar marrëveshjes.

Gazeta thekson se nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Rusia pas nënshkrimit të marrëveshjes, por se “pjesërisht” kishte reaguar me anë të shkrimit në Facebook të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova,

Zakharova e kishte publikuar një mesazh turpërues pas vizitës së Vuçiqit në Shtëpi të Bardhë.

“Nënshkrimi i njohjes reciproke midis Kosovës dhe Izraelit i dëshmuar nga Vuçiq në thelb legjitimon aspiratat e Prishtinës për vetëvendosje. Autoritetet ruse duket se e kanë paralajmëruar presidentin e Serbisë [Aleksandar Vuçiq] për disa pjesë të marrëveshjes së Washingtonit”, raporton Kommersant.

Po ashtu, kjo gazetë shkruan se, Beogradi nuk e ka informuar Moskën për pjesët e marrëveshjes, përfshirë zhvendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem, njohjen e Hezbollahut si një organizatë terroriste dhe ndalimin e teknologjive kineze.

Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor 2019, presidenti Trump e emëroi Richard Grenellin si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.