Moderatori pyet vogëlushen: Kush është Edi Rama, ajo përgjigjet: Koronavirusi! (Video virale)

Sot në emisionin ‘ABC e pasdites’ të moderatorit Ermal Peçi ishin të ftuar dy nga fëmijët e famshëm të Instagramit, Deon Gjoni dhe Marge Pëllumbi.

Mes të tjerash, moderatori u kërkoi fëmijëve të tregonin nëse i njihnin personazhet në ekran. Teksa aty u shfaq fotoja e Edi Ramës, Marge befasoi të pranishmit.

 “Kush është Edi Rama”, e pyeti moderatori.

“Koronavirusi”, tha vogëlushja.

Kujtojmë se gjatë periudhës së parë të koronavirusit, Edi Rama përdori një gjuhë terrorizuese si asnjë lider tjetër në botë.