Mjeku i përvishet Ramës për rritjen e pagave: Të kanë ikur të gjithë, fondet i ke njësoj. Pse s’e firmos që nesër VKM?!

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama u premtoi publikisht mjekëve dhe infermierëve se do të kenë një rritje të konsiderueshme të pagave në fillim të vitit që vjen, mjeku Artan Koni me anë të një postimi në rrjetet sociale “kritikoi” premtimet e tij.

Rama tha se “Rritja do e pagave do të jetë e lartë, jo 5 apo 7%, por që të jetë në mesataren e lartë të rajonit, jo një rritje që do parashikohet sot për shumë larg kohë, por që ta fusim në buxhetin e ri e ta bëjmë fakt që në nisje të vitit të ardhshëm”.

Postimi i plotë i mjekut Artan Koni

Edi Rama premton rritje pagash per personelin mjekesor.

1- kur ke eksod kaq te madh mjekesh, padyshim qe rrogat e atyre qe mbeten mund t’i rrisesh pa influencuar buxhetin.

2- meqe kemi eksod, perse ben premtim fushate? Pse jo qe neser? Ke me pak mjeke, buxhetin e shendetesise e ke njesoj…rriti qe neser psh.

3- cfare ndodhi me bonusin e premtuar per stafin ne vijen e pare te luftes kunder COVID, apo e perdoren ata qe shkuan me charter per t’u kuruar jashte shtetit??

Mos bej më premtime boshe, beje fakt te kryer, firmos nje VKM…qe neser !!