Mjekët nesër protestë te QSUT, policia nuk u jep leje

Mjekët kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Mësohet se bluzat e bardha kanë kërkuar leje në polici për të vijuar protestën, ndërsa iu është refuzuar.

Nga ana tjetër policia në përgjigjen e saj pohoi se nuk lejohen grumbullimet në kohë Covid-i.

Por përse do të protestojnë mjekët?

Sindikata thekson se, protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.

‘Të bëhet sigurimi i jetë së personelit shëndetësor’, thanë mjekët.

Shkresa është firmosur nga mjekët: 

Anika Dokle,

Arjan Harxhi,

Arjan Mezini,

Artan Distafa,

Alban Dibra,

Gentian Stroni,

Alfred Gega,

Alert Xhaja,

Alketa Hoxha,

Altin Kuqo,

Arvin Dibra,

Amarildo Belshi. /Bw