Ministri serb nga Shtëpia e Bardhë: Po na bëhet presioni më i madh nga SHBA që të njohim Kosovën, lufta vazhdon

Ministri serb i Financave, i cili është pjesë e delegacionit në Uashington Sinisa Mali ka thënë se letra që i është vendosur para Presidentit Aleksandar Vuçiç ka 16 pika, ku e 10-ta është njohja e Kosovës.

Sipas tij kjo është letra më e keqe që ka marrë Serbia që prej fillimi të negociatave. Ai zbulon se në letër janë shumë pak tema ekonomike, por ato ekzistuese flasin për miliona euro.

Por nga ana tjetër Vuçiç tashmë është në një dilemë dhe sfidë historike. Mali thotë se President serb po kundërshton dhe po lufton, edhe pse mbi të tashmë ka një presion shumë të madh por ai garanton se do të luftojë deri në fund dhe dorëzimi nuk është opsion.

‘’Në fillim, ne morëm një letër kurrë më të keqe sesa kur filluan negociatat. 16 pikë janë në tryezë, nga të cilat pika 10 nënkupton njohjen reciproke. Shumë pak tema ekonomike, ne e dinim që temat do të ishin saktësisht rreth atyre 10. Ekzistojnë gjithashtu tema ekonomike, tema që lidhen me ndërtimin e infrastrukturës, autostradave, hekurudhave … Por, ekziston një presion i madh.

Lufta që vazhdon, presidenti po lufton, nëse do të durojë – ne do ta shohim. Sigurisht që do të luftojmë deri në fund, dorëzimi nuk është një opsion.’’- tha ministri serb.