Meta thirrje të fuqishme mazhorancës: Mjaft e degraduat Kuvendin! Hapini listat 100%, o shakaxhinjtë e “integrimit”

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje mazhorancës të hapë listat e deputetëve 100%. Në një postim në FAcebook, Meta shkruan se, Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë, o shakaxhinjtë e “integrimit.

Postimi i plotë

Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

Hapini 100 për qind!

Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë, o shakaxhinjtë e “integrimit”.