Meta: Asnjë i sëmurë mendor nuk më intimidon, ta shohim se kush shkarkon kë

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit dhe qeverisë socialiste kur gazetarët e kanë pyetur në lidhje me orvatjen e këtyre të fundit për të përpiluar një ligj organik për Presidentin.

Në një konferencë për median, Meta deklaroi se nuk ka asnjë të ‘sëmurë mendor’ apo vjedhës zgjedhjesh që mund ta intimidojë Presidentin në kryerjen e detyrës apo rolit të tij kushtetues.

Meta: Se cfarë bën maxhoranca kjo është një zgjedhje e saj, presidenti di vetëm të respektojë kushteutën dhe i përshtatet dhe do ti përshtatet cdo situatë në mbrojtje të saj. Thelbi dhe themeli i kushtetutës ëhstë pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet ti shkojë mendja se presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet të përmbushë misionin e tij historik që të jetë presidenti i 25 prillit, nëse kuvendi nuk i mjaftojnë rekordet negative që ka në këto 30 vjet si parlamenti më me problem padyshim do të ngelet si parlamenti i 1 prillit nëse nuk reflekton në ditët që vijnë, dhe ai është respektimi pikë për pikë i paktit të 5 qershorit.

Më tutje Presidenti ka shkuar një hap më tutje duke paralajmëruar se mund ta shpërndajë parlamentin.

Meta: Nuk ka ligj antikushtetues nga një parlament jo kushtetues si ky që është aktualisht që pengon persidentin të përmbushë misionin në mbrojtje të kushtetutës dhe pluralizmit politik. Maxhoranca e ka provuar me presidentin 3 me zero. Pavarësisht nga lobimi dhe pavarësisht nga miliardat. Mos e ktheni betejën me presidentin se ky është presidenti i popullit të 2 Marsit dhe jo I LSI-së e as I opozitës. Populli i 2 marsit është aty. Është shtuar dhe prapë kërkon të shpërndahen. Unë them ta zgjidhim në mënyrë demokratike. Duan të shpërndahen para 25 prillit të mos dinë ku të futen ta provojnë. Unë këtu jam. Duan të më shkarkojbë të vijnë këtu dhe ta provojnë.

Të shohim kush do të shkarkojë njëri tjetrin. Presidenti ka respektuar Kushtetutën jo grushtin e shtetit. Nuk trembet më njeri në këtë vend tremben të tremburit.